Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja për paqen fiskale/ Nis zbatimi për faljen e borxheve, Tatimet: Afat deri me 5 qershor

schedule14:19 - 18 Maj, 2026

schedule 14:19 - 18 Maj, 2026

Të gjitha bizneset që duan të përfitojnë nga paqja fiskale kanë afat deri në 5 qershor për të aplikuar. Administrata Tatimore ka zbardhur udhëzimin me afatet ndërsa aplikimet do të realizohen elektronikisht.

Dokumenti përcakton se aplikimi kryhet përmes sistemit e-filing duke ngarkuar formularin përkatës të aplikimit për marrëveshjen e paqes fiskale duke përfshirë aty edhe vërtetim nga Prokuroria që nuk ka procedime penale,si dhe një dëshmi penaliteti.Nëse administrata konstaton mungesë dokumentacioni në të dhënat e deklaruara, subjekti do të ketë vetëm 3 ditë pune kohë për plotësim, përndryshe aplikimi refuzohet. Në rast se dokumentacioni është i plotë administrata tatimore duhet të japë përgjigje mbi pranimin ose jo të kërkesës brenda 5 ditëve jo më vonë se data 10 qershor 2026.Sipas autoriteteve paqja Fiskale përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë, rritjes së transparencës financiare dhe forcimit të besimit tek sistemi fiskal.

Përmes marrëveshjes biznesve do ti shtohet një marzh 18% për këtë vit, dhe çdo fitim që kalon këtë prag do të tatohet me 5%.Zbatimi i kësaj nisme do të kryhet në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nën monitorimin e ekspertëve të FMN-së dhe Bashkimit Europian.



Administrata Tatimore do të ushtrojë kontrolle dhe monitorim të shtuar për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo përdorimi të kësaj nisme për pastrim parash, përmes:Përcaktimit të kritereve të qarta të analizës së riskut,shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Agjencinë e Inteligjencës Financiare dhe përdorimit të sistemeve të inteligjencës artificiale (AI) për monitorim dhe evidentim të rasteve me risk.

Ndërkohë përsa i përket faljes së detyrimeve brenda 20 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, do të hartohet lista e plotë e subjekteve që përfitojnë nga fshirja e detyrimeve tatimore, si dhe e atyre që nuk përfitojnë dhe njoftimi do i dërgohet subjekteve në e-filling.Detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014 do të fshihen plotësisht. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal. Ndërsa për vitet e tjera parashikohet falje e pjesshme e detyrimeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!