TIRANË– Hije paranoje dhe në garën me veten. Sali Berisha ka caktuar vëzhgues të tij në çdo komision zgjedhor të referendumit të 23 majit. Edhe pse të shtunën e ardhshme nuk ka zgjedhje, dhe as garë, por vetëm referendum, ku do të votohet vetëm me “Po” ose “Jo” për Sali Berishën si kryetar i PD, doktori nuk ka besim as te degët e partisë.
Sipas udhëzimit të Komisionit Zgjedhor të PD, votimet e 23 majit ndiqen, drejtohen dhe organizohen nga degët lokale dhe kryesitë e tyre. Por, Berisha duket se nuk u beson atyre, ndaj kërkon vëzhgues personalë në çdo komision që gjithashtu të kryejnë të njëjtin funksion.
Foltoret e doktorit në rrethe muajt e fundit, si dhe rrjedhjet prej lëvizjes së Salianjit, kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha nga degët lokale për humbjen e 11 majit, mënyrën e drejtimit të PD-së, si dhe garën me vetëm 1 kandidat.
Veçanërisht në Elbasan dhe Durrës, ku ka pasur edhe përjashtime, apo edhe në Korçë, aty ku demokratët kuptuan për herë të parë se zgjedhjet në PD janë thjesht farsë dhe arritën të bllokojnë dhe shtyjnë procesin zgjedhor për kryetar dege.
Ndaj dhe doktori tashmë po merr masa, që referendumi për veten të mos i dalë nga duart. Veç hallit të padive të Meremes dhe Evi Kokalarit, ai tani i druhet edhe frikës nga vota e demokratëve./abcnews.al


