Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në platformën X, deklaroi se hartimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030 është një nga rezultatet kryesore të Samitit të IV-të të Diasporës.
Ndër të tjera Hoxha, shkruan se janë zhvilluar takime me Grupin Ndërinstitucional të Punës për të reflektuar rekomandimet e diasporës në dokumentin përfundimtar.
Sipas tij, Strategjia do të fokusohet në promovimin e investimeve, ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, si edhe në forcimin e bashkëpunimit me shqiptarët jashtë vendit.
Ministri theksoi rëndësinë e angazhimit të profesionistëve të diasporës dhe transferimit të njohurive për zhvillimin e Shqipërisë. Ai njoftoi gjithashtu se dokumenti do të hapet për konsultim publik në javët në vijim/abcnews.al


