Ana Peqini, Oficere patrulle e Shqiponja, e ushtron këtë detyrë prej rreth 13 vitesh, teksa grupi i xhirimit të Abc News i shoqëron, udhëtojmë se bashku me njësitë e patrullave ashtu sic do natë ata zbresin në terren për të siguruar rendin dhe për të qenë më afër qytetarëve.
Në këto moment, sinjalizohet në radio se është parë një mjet luksoz G klas me xhama të zinj dhe patrullat e ndalojnë për të ushtruar kontroll.
Ana, tregon se këto vite nuk kanë qenë të lehta, dhe gjithashtu na veçon rastet më të vështira të saj, por na ndan disa nga zonat më problematike.
“Unë jam e policisë që prej 17 viteve, 13 prej tyre te shqiponjat, e kam pasur pasion dhe dëshirë që e vogël pavarësisht se nuk kam askënd në familje pjesë të strukturës së policisë, patjetër në detyrën tonë ka sfida e raste delikate sidomos kur kemi të bëjmë më minoren, vajza por edhe persona problematik që udhëtojnë me armë me vete ose janë nën efektin e lëndëve narkotike.”, tregon Ana, oficere patrulle, Forca e Posaçme Shqiponja, për gazetaren e ABC News Bleona Sari.
65 armë zjarri dhe të ftohta janë sekuestruat në 6 muajt e fundit forcat e te shqiponjave, një strukturë e posacme në drejtorinë e policia vendit të Tiranës, kryesisht armët janë kapur gjatë operacioneve te kryera nga kjo strukture gjatë orëve të vona të natës por jo në pak raste edhe gjatë ditës. Këto Rezultate janë arritura gjatë periudhës kur kjo strukture drejtohej nga Ermal Gjoka, ndërsa se fundmi udhëhiqet nga Enid Pasho.
Shefi i seksionit të forcave shigjeta, Joan Trungu na tregon disa nga zonat më problematike në kryeqytet…
“Zona problematike është kryesisht periferia e Tiranës, Si Lapraka, Bathorja, Kamza aty ku kryesisht të rinjtë I konstatojmë me armë të ftohta por edhe armë zjarri, problem janë edhe përdoruesit e lëndëve narkotike”, thotë ai
Shefi seksionit të shigjetave, thekson se detyra kryesore e kësaj force elit është rendi dhe siguria, ai thotë se më delikate janë rastet kur përballen me të mitur por nuk veçon as vajzat.
“Detyra e forcave elitë shqiponja është të jetë afër qytetarëve, që ata të ndjehen të sigurt në detyrën tonë ne përballemi me shumë raste por më delikate janë kur konstatojmë të mitur edhe vajza, në të dyja rastet ne ndjekim procedurën që parashikon ligji. Për të miturit nuk është domosdoshmëri vendosja e prangave por në disa raste kur nuk binden ose janë të dhunshëm jemi të detyruar të marrim masat tona, patjetër me prindërit ose të paktën një familjar që ti shoqërojë ne kërkojmë mirëkuptimin edhe të prindërve sepse e dimë që nuk është e lehtë”, thotë ai.
Shef Joani gjithashtu na tregon se e gjithë struktura e posaçme e shqiponjave por edhe shigjetat janë 108 oficerë, mes tyre janë vetëm 7 vajza.
Forcat e Posaçme të shqiponjave por edhe Shigjeta janë 108 efektivë, 101 prej tyre janë meshkuj dhe 7 janë vajza, zakonisht ne operojmë me grupe gjatë ditës ku asistojmë komisariatet në ngjarje të ndryshme por edhe gjatë natës kur kontrollet dhe verifikimet për armë, janë objektiv kryesor për të bërë të mundur dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Ana thotë se nuk ndiqet e njëjta procedurë me mazhorenët dhe të miturit, teksa thotë se vitet e fundit është parë një rritje e numrit të të miturve që kryejnë shkelje. Ndërkohë oficerët lajmërohen se ka një konflikt mes të miturve në kompleksin partizani në zonën e Tufinës, ku Luanin grupmoshat e vogla, menjëherë nisemi për të parë nga afër situatën
Dhjetëra të mitur u shoqëruan në drejtorinë vendore të policisë së Tiranës, pasi konflikti kishte agravuar deri në përleshje fizike, ndërkohë në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe efektivë të komisariatit numër 4 të cilët asistuan në menaxhimin e situatës.
Teksa zhvillonim këtë bisedë, në radion e efektivëve vjen një tjetër njoftim për një mjet me targa të huaja dhe me xhama të zi, ku ushtrohet edhe kontroll i imtësishëm me bashkëpunimin e drejtuesit të mjetit.
Forcat Shqiponja në 6 muaj:
9- Armë zjarri
56- Armë të ftohta
4- Heroinë
75- Kokainë
260- Cannabis Sattiva
9- Persona të kapur në kërkim


