Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

‘Doganieri’ më viral. Marly sjell këngën ‘Elbasani’, rrëfen anën e panjohur

schedule11:23 - 15 Maj, 2026

schedule 11:23 - 15 Maj, 2026

Me miliona klikime, humor ironik dhe personazhe që janë kthyer në fenomen në rrjetet sociale, Marly (Almir Leka), një nga emrat më viralë të TikTok-ut dhe Instagramit, vjen në ABC e Mëngjesit për të prezantuar projektin e tij më të ri muzikor: këngën “Elbasani”, realizuar në bashkëpunim me miqtë e tij më të ngushtë.

I njohur për personazhin e “doganierit” më të veçantë të rrjeteve sociale, Almir tregon se ky rol nuk erdhi rastësisht. Pas humorit dhe ironisë që kanë bërë mijëra njerëz të qeshin, fshihet një histori personale. “E kam përjetuar vetë një situatë të tillë me doganierët”, rrëfen ai, duke kujtuar kohën kur, ende i vogël, do të nisej me familjen drejt Italisë për bashkim familjar. Me humor shton edhe një mesazh: “I kërkoj ndjesë doganierëve tanë, sepse nuk e kam me ata, por me italianët”.

Por përtej videove virale dhe memeve që pushtojnë TikTok-un, ekziston edhe një tjetër anë e panjohur e Marlyt. Për vite me radhë në Itali, ai u fokusua tek profesioni i tij si programues, degë për të cilën ka përfunduar studimet, ndërsa pandemia e COVID-19 dhe izolimi dyvjeçar u kthyen në një moment reflektimi dhe rikthimi tek pasioni i vjetër: muzika.



“Ishte koha e duhur për t’u rikthyer te muzika dhe për të hedhur disa themele”, tregon Almir, i cili tashmë është zhvendosur për të jetuar në Shqipëri dhe po e mendon seriozisht të ardhmen e tij artistike këtu.

Nga skena e shkollës ku zbuloi talentin që i vogël, tek hip-hop-i që e nisi që në vitin 2013, Marly sot po ndërton një tjetër identitet – jo vetëm si influencer, por edhe si këngëtar dhe producent muzikor, me studio dhe projekte të reja në zhvillim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!