Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Kisha vrarë tre veta, ma kishte hatrin”, Artan Tafani rrëfen krimet: Si Laert Haxhiu gjobiti me 1 milion euro biznesmenin në Lushnje

schedule12:43 - 14 Maj, 2026

schedule 12:43 - 14 Maj, 2026

Artan Tafani, i penduar i drejtësisë në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut, ka dhënë dëshminë e tij për gjobvënien 1 mln euro ndaj biznesmenit.

Ai ka treguar se Laerti ishte një njeri që shkaktonte terror. Gjithashtu ka theksuar se i kishin vënë një gjobë një biznesmeni në Lushnje,

“Ai (laerti) njeri ishte i frikshëm, jetonim në terror së na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim me frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe me i madh si moshë por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak më shumë hatrin. Ne i kishim vënë gjobë një biznesmeni në Lushnje, një djali me emrin Enea, mbiemrin s’ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milonë euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, land shyti, i thonë “mustaqe kuqi”. Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vet kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me “mustaqe kuqin”. Në e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës e marrim e dërgojmë në një rrëzë malli dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Biznesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Laertin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, dmth atij biznesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea, por mbiemrin s’ja kujtoj”, ka rrëfyer ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!