Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Atentati ndaj Kujtim Metës/ Dëshmitari në gjyqin e Artan Tafanit: Shënjestrën e njihja, e çuam me makinën time në spital

schedule13:00 - 13 Maj, 2026

schedule 13:00 - 13 Maj, 2026

Në seancën e radhës në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të procesit ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Artan Tafani, dëshmoi Raido Kajdo, i cili rrëfeu momentet e atentatit ndaj Kujtim Metës.

Në atë ngjarje, prill 2022, Kujtim Meta mbeti i plagosur dhe pas dërgimit në spital arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.

Kajdo deklaroi se në momentin e ngjarjes ndodhej në një lokal duke pirë kafe së bashku me vëllain e tij, kur u dëgjua një e shtënë arme. Sipas Kajdos, në momentet e para pas të shtënës ai pa një person të maskuar.



Ai tregoi më tej se është rikthyer më pas në lokal për të gjetur të vëllain dhe për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit. Në fund të dëshmisë së tij, ai tha se ngjarja i ka shkaktuar traumë të fortë psikologjike.

“Kam qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë Kujtim Meta, e njihja. Lokali ndodhej pranë stacionit të trenit. Kujtoj momentin që kam qenë me vëllain duke pirë kafe, po qëndroja në telefon dhe dëgjova zhurmën, u ngritëm dhe u larguam. Kujtim Meta ka qenë ulur dy tavolina më tutje. Pashë një person me kapuç dhe maskë, kur ngrita kokën pashë pronarin e lokalit që iku me vrap. Zhurmë si kapsoll.

Kam ikur me vrap, vetëm një të kërcitur dëgjova, vëllai qëndroi aty, unë ika me vrap. U ktheva te lokali për vëllain. Gjeta vëllain dhe pastaj kërkuam ndihmë për të dëmtuarin. I zoti i lokalit dhe dy persona të tjerë që punonin aty e ndihmonin, e çuam me makinën time në spital. Vetëm rënkonte, Juxhini, vëllai im dhe i zoti i lokalit ndodheshim në makinë. Nuk kam dëgjuar asgjë, vetëm rënkimet e të dëmtuarit. Kam kaluar tronditje dhe trauma nga kjo ngjarje. Marjus Tafanin s’e njoh, e kam parë në lajme.”, tha ai.

Në dëshminë e tij në GJKKO në vitin 2025, Artan Tafani, i penduari i drejtësisë në bandën e Laert Haxhiu, dëshmoi edhe mbi atentatin ndaj Kujtim Metës në Lushnje. Ngjarje kjo e regjistruar në prill 2022. Ai tha se Laert Haxhiu porositi vrasjen e tij, pas sherri që Meta kishte patur me babain e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!