Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Trepçë, 18 minatorë të bllokuar/ Kanë mbëtur në galeri prej shumë orësh, pas ndërprerjes së energjisë

schedule08:57 - 14 Maj, 2026

schedule 08:57 - 14 Maj, 2026

Problemet teknike me energjinë elektrike kanë lënë të ngujuar për disa orë 50 minatorë në minerën “Trepça” në Stan Tërg.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Sindikatës së Minatorëvë të Trepçës, Ibrahim Januzi.

Edhe drejtori i minierës në Stan Tërg, Shyqyri Sadiku, ka konfirmuar incidentin, duke njoftuar se minatorët kanë mbetur të bllokuar që nga ora 01:30 pas mesnate.



Sipas tij, nga 50 minatorë që kanë qenë në punë, 32 kanë dalë ndërsa 18 prej tyre janë ende brenda.

Ai shtoi se gjendja shëndetësore e minatorëve të ngujuar është e qëndrueshme, por me kalimin e orëve gjendja mund të bëhet më e vështirë për shkak të përfundimit të ujit dhe rezervave të tjera ushqimore.

Kjo nuk është hera e parë që minatorët në Stan Tërg përballen me situata të ngjashme.

Më 26 janar 2026, minatorët e turnit të dytë në minierën “Trepça” mbetën të ngujuar për 6 deri në 7 orë në ‘minierë’ për shkak të mosfunksionimit të ashensorit si pasojë e një problem me energjinë elektrike.

Ndërsa më 11 janar 2026, pesë pompistë kujdestarë mbetën të bllokuar për rreth nëntë orë në të njejtën minierë, po ashtu si pasojë e problemeve teknike me energjinë elektrike.

Miniera e Trepçës ëhstë një nga kompleksët më të mëdha minerare në Ballkan, i njohur për nxjerrjen e plumit, zinkut dhe argjentit.
Ndodhet pranë qytetit të Mitrovicës dhe historikisht ka qenë një nga shtyllat kryesore të kësaj industrie.

Sot Trepça vazhdon të funksionojë pjesërisht dhe konsiderohet ende një pasuri strategjike për ekonominë e Kosovës, por ka debate të vazhdueshme për modernizimin, pronësinë dhe investimet e huaja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!