Mereme Sela ka regjistruar një fitore të vogël në gjykatë.
Padia e saj ndaj Sali Berishës për shkelje të statutit të partisë nuk është rrëzuar nga gjykata.
Por asaj i është kërkuar ta plotësojë dosjen me detaje teknike, të cilat ishin harruar prej saj, si vendosja e numrit të kartës së identitetit dhe adresa e selisë së PD-së.
Padia e Mereme Selës, nëse pranohet, i pamundëson Sali Berishës kandidimin më 23 maj.


