Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Lebron, pensioni duket larg/ Parashikimet janë që legjenda e koshit do ta vazhdojë karrierën

schedule12:26 - 13 Maj, 2026

schedule 12:26 - 13 Maj, 2026

Goditja ishte e rëndë, dhe rikuperimi tepër i ngadalshëm. Nuk mund të ndodhë ndryshe kur je 41 vjeç, dhe ekipi yt shkatërrohet 4-0 në serinë e plej ofit për titull në NBA.

Pasi Los Anxhelos Lejkërsat u mundën bindshëm nga Oklahoma kampione, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pashmangshme pyetja: Do të pensionohet Lebron Xhejms apo jo?

Agjencia “Rojters” shkruan se parashikimet favorizojnë një kthim në parket të Lebron Xhejmsit sezonin që vjen, por duke u larguar nga Lejkërsat.



Kompanitë e basteve japin mbi 80 për qind të shanseve që ai ta vazhdojë karrierën.

“Jahu Sports” (Yahoo Sports) shkruan se është e pamundur që Lebroni të largohet në këtë mënyrë, pa asnjë lavdi, pa asnjë përcjellje: Ky nuk mund të jetë fati I Xhejmsit!

Një tjetër media komenton se Lejkërsat duan që “Mbreti I basketbollit” të kthehet sërish me fanelën e tyre edhe pse është 41 vjeç.

Besohet se ish-klube të tij si Majemi apo Klivlendi do të donin që shënuesi më I mirë në historinë e NBA-së të luante për ta.

Gjithsesi, siç tha vetë legjenda pas eliminimit nga Oklahoma, “unë natyrisht nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime”.

Lebroni do të bisedojë me familjen, do të mendohet mirë e pastaj do të vendosë.

Edhe pse 41 vjeç e më shumë, ai ishte sërish njëri nga të mirët e Lejkërsave, me mesatare prej 20.9 pikësh, 6.1 topash të tabela e 7.2 asistesh për ndeshje.

Xhejms është 4 herë kampion I NBA-së, shënuesi më I mirë I të gjitha kohëve në sezonin e rregullt dhe në plej of, lojtari me më shumë sezone, 23, me më shumë ndeshje, me më shumë minuta, me më shumë gjuajtje.

Tri herë kampion olimpik, Lebron Xhejms ndoshta do të deklarojë që 2026-2027 do të jetë sezoni I tij I fundit dhe ai do të ketë një përcjellje madhështore, siç ndodhi me të paharruarin Kobi Brajant.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!