Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacion antidrogë në Vlorë/ Arrestohen pesë persona dhe sekuestrohen 700 doza narkotike

schedule11:05 - 12 Korrik, 2026

schedule 11:05 - 12 Korrik, 2026

Pesë persona janë arrestuar në flagrancë në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “WEST”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e strukturave operacionale të policisë.

Operacioni u finalizua pas administrimit të informacioneve operative se disa persona po transportonin lëndë narkotike me qëllim shitjen e tyre në qytetin bregdetar.

Të arrestuarit janë tre të rinj nga Lezha, të moshave 20, 20 dhe 23 vjeç, si dhe dy shtetas që banonin në Itali, përkatësisht në Romë dhe Palermo.



Ata u kapën në zonën e Zvërnecit, ndërsa gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit që përdornin dhe banesës ku qëndronin në lagjen “Uji i Ftohtë”, policia gjeti dhe sekuestroi 700 doza lëndësh narkotike të llojeve të ndryshme, të përgatitura për shitje, një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe tetë telefona celularë.

Sipas hetimeve paraprake, grupi dyshohet se shpërndante lëndët narkotike në plazhe dhe lokale të qytetit të Vlorës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!