Pas 57 vitesh më në fund në Uasau mund të luhet me topa bore

schedule14:20 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 14:20 - 30 Dhjetor, 2019

Një dimër i veçantë për banorët e Uasau në Uiskonsin, të cilët më në fund mund të luajnë sërish me topa bore pa pasur frikë se shkelin ligjin.

Pas 57 vitesh, urdhëri që ndalonte këtë formë zbavitjeje është anuluar.

Administrate e qytetit Uasau, në Uiskonsin, ka anuluar urdhërin, në fuqi prej 57 vitesh, për të mos luajtur me topa bore. Zyrtarët publikuan një video ku vetë ata shkelnin këtë urdhër duke hedur topa bore në drejtim të agjentëve të policisë.

Urdhëri hyri në fuqi në vitin 1962 meqënëse zyrtarët këmbëngulnin se hedhja e topave të borës ishte njësoj me hedhjen e gurëve.

Për ata që shkelnin këtë rregull, parashikoheshin gjoba të kripura. Por tashmë banorët e qytetit janë të lirë të zbaviten në dëborë pa pasur frikën se mos shkelin ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!