“Futbolli lojë skuadre, Liverpool nuk e heq këmbën nga gazi!”

schedule13:47 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 13:47 - 30 Dhjetor, 2019

Mesfushori i Liverpoolit, Adam Lallana, ka folur për sezonin e të kuqve deri më tani, ku pranoi se kanë vuajtur nga dëmtimet e shumta, si dhe kanë fida të vështira përpara. Duket se te Liverpool vazhdojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë, pavarësisht se po fluturojnë në krye të tabelës, me plot 55 pikë nga 57 të mundshmet.

“Është një lojë skuadre dhe kam thënë edhe më parë që do të kemi nevojë për të gjithë”, tha fillimisht Lallana. “Kemi pësuar disa dëmtime për momentin dhe tre ose katër lojtarë në stol, kanë qenë lojtarë të akademisë. Ka qenë një sezon i veçantë deri më tani.

“Ne nuk mund ta heqim këmbën nga gazi. Kemi disa ndeshje të mëdha në shtëpi gjatë javës tjetër. Sheffield United ka pasur një sezon fantastik, dhe më pas derbin në kupë.

Është e rëndësishme që të rikuperojmë, sepse kemi pasur disa dëmtime dhe është e rëndësishme që të gjithë t’i rikthehemi sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh Lallana

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!