Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti krah Mickoski/ Selimi: Kryemininistri maqedonas, një nga aleatët kryesor të Vuçiç

schedule17:33 - 11 Maj, 2026

schedule 17:33 - 11 Maj, 2026

Analisti Sefer Selimi thotë se shfaqja e kryeministrit të Kosovës, krahas atij maqedonas Hristijan Mickoski, tregon se Kurti kërkon të ketë ndikim në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Selimi u shpreh se Mickoski është një nga aleatët kryesor të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Kurti do të luajë rolin e tij mbi bazacionin morale të këtij koalicioni. Mickoski është shprehur që të harrohet çështja e shqiptarëve. Zoti Mickoski është aleati kryesor i zotit Vuçiç. Veprim i pashpjegueshëm në mënyrë racionale. Nëse do bëjmë analizë, se cila do ishte motivi kryesor i zotit Kurti që të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme edhe zotin Mickoski, një prej skenarëve do ishte që zoti Kurti do të rrisë stekën e vet negociuese, që ka ndikim serioz në Maqedoninë e Veriut. U këndua himni i BE, nga ku themelohej partia që ka bllokuar rrugën e integrimit evropian dhe një kryeministër që mban peng prej 4 vitesh, të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Zoti Kurti, duke relativizuar përpjekjen për shfuqizimin e disa neneve për përdorimin e gjuhës shqipe, krah Mickoski, tha se gjuha shqipe nuk është gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kjo shkon në funksion të kësaj hutie që krijohet”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!