Në përurimin e mjediseve të reja të GJKKO, kryetari i këtij institucioni Erion Bani theksoi se GJKKO do të vazhdojë të udhëhiqet drejt sigurisë së qytetarëve.
Kreu i GJKKO-së theksoi se ambientet e reja përfaqësojnë jo vetëm një investim infrastrukturor, por edhe një hap drejt forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe rritjes së standardeve profesionale në funksion të qytetarëve.
“Ky projekt nuk do ishte bërë i mundur pa përkushtim shpreh Këshillin e Lartë për mbështetje. Një falënderim shkon për trupën gjyqësore që gjatë këtij procesi tregoi përkushtim dhe seancat nuk u ndërprenë. Falënderoj stafin administrativ të gjykatës së posaçme që ka ndjekur nga afër këtë proces. Ky transformim është rezultat i çdo pune të përbashkët dhe çdo punë e përbashkët i shërben qytetarit. Sot përurojmë një mënyrë më dinjitoze për t’i shërbyer qytetarit, ky inaugurim është fillim i një standardi”, tha ai.
/abcnews.al/



