TIRANË- Shtyhet seanca e padisë për shpifje në Gjykatën e Posaçme midis Sali Berishës dhe Taulant Ballës.
Shkak u bë mungesa e Ballës, i cili kishte paraqitur në gjykatë një kërkesë për shtyrje pasi e kishte të pamundur të vinte për shkak te angazhimeve në grupin parlamentar.
Berisha kishte pajisur me prokurë të posaçme avokatin mbrojtës, Genc Gjokutaj.
Gjyqtari Besmir Stroka caktoi datën 22 maj ora 10:00 për seancën e radhës.
Kreu i PD u padit nga Balla pas publikimeve të bëra nga ana e tij ne rrjete sociale që Balla kishte ndikuar ne lirimin nga qelia të Marjo Celes, vellait të Suel Celes.
Balla pretendon se Berisha ka kryer veprën penale “Shpifje e kryer botërisht” dhe “Fyerje”. Çështja është regjistruar në Gjykatën e Posaçme./abcnews.al


