Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Shuplakë” për Berishën/ Ambasadorët e BE reagojnë pasi kreu i PD sulmoi Gonzaton: Mbështesim profesionalizmin e kolegut

schedule15:06 - 10 Maj, 2026

schedule 15:06 - 10 Maj, 2026

Bashkimi Europian dënon me forcë sulmin e Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Tiranë Silvio Gonzato në ditën e Europës.

Në një postim në rrjetin social Facebook ka shpërndarë  reagimin e një zëdhënësi të Unionit i cili deklaratat e Berishës i quan të papranueshme.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij.”, thuhet në reagim.



Postimi është shpërndarë dhe nga Ambasada e Suedisë në vendin tonë.

Ndërkohë më herët për sulmet e Sali Berishës  reaguan dhe   diplomatët  e  vendeve anëtare të BE. Diplomati i karrierës  Stavros Avgoustides ambassador i Qipros në Athinë i cili mbulon dhe Shqipërinë  përmes një  postimi në rrjetin social X  thotë se ne emër të  Ambasadoreve të  Bashkimit Europian  të akredituar ne vendin tonë  shpreh mbështetjen ndaj  Gonzatos.

Deklaratat e Berishës sipas tyre ndaj  unionit dhe përfaqësuesve të tij janë të papranueshme.

 “Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme kundër Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij, Ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri lëshojnë deklaratën e mëposhtme: Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 Maj 2026 Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”.

Ky postim është shpërndarë  edhe nga  Ambasada Gjermane në Tiranë në faqen e saj në Facebook. Në ditën e Europës Sali Berisha sulmoi Ambasadorin e BE në Tiranë duke e akuzuar  se sillet si  të ishte ambasador i kryeministrit Edi Rama dhe se sipas tij ka transmetuar në Bruksel të pavërteta ndaj opozitës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!