Adoleshentët janë më të palumtur kur përdorin telefonat

schedule16:52 - 22 Janar, 2018

schedule 16:52 - 22 Janar, 2018

Të rinjtë po bëhen shumë të varur pas celularëve. Sipas ekspertëve, mosha mesatare që fëmijët marrin telefonin e tyre të parë ka arritur në 10 vjeç.

Por një studim i fundit ka zbuluar se adoleshentët, të cilët shpenzojnë më shumë se një orë në smartfonët e tyre nuk janë shumë të lumtur.

Kërkuesit nga Universiteti i San Diegos studiuan lidhjen midis kënaqësisë së adoleshentëve dhe kohës që kalojnë përpara ekraneve të tabletëve të tyre.

Sipas The Mirror, studimi analizoi informacione, që u morën nga anketime të më shumë se një milion adoleshentëve në SHBA, të moshës 12, 13 dhe 16 vjeçare.

Fëmijët u pyetën se sa kohë kalonin me telefonat, tableta dhe kompjutera, si dhe pyetje rreth kënaqësisë që ndiejnë për këtë fakt.

Rezultatet treguan se mesatarisht, adoleshentët që kalonin më shumë kohë para ekranit ishin më të palumtur, në krahasim me adoleshentët e tjerë që merren me sport, lexim apo me aktivitete të tjera./abcnews.al