Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Agjenci kombëtare për shërbimet arsimore/ Qeveria nënshkruan me Fondin Shqiptar Amerikan të Zhvillimit

schedule12:27 - 6 Maj, 2026

schedule 12:27 - 6 Maj, 2026

Qendra e Shërbimeve Arsimore përgjegjëse për administrimin e provimeve kombëtare dhe shërbimeve të tjera kyçe ne arsim do të transformohet në   Agjenci Kombëtare.  Një institucion autonom me standarde ndërkombëtare përshtatur me epokën digjitale.

Ministria e Arsimit nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.  Në prani të specialistëve nga Universiteti i Cambridge të cilët do të japin ekspertizën e tyre dhe kryeministrit Edi Rama.

“Shkojnë diku te 150.000 – 160.000 shërbime, atëherë merret lehtë me mend se sa i jashtëzakonshëm është hapi që hedhim sot, jo thjesht duke vënë teknologjinë në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, por duke vënë në dispozicion të të gjithë atyre që marrin dhe do të marrin shërbime arsimore, një standard ekselence si ai i Universitetit të Cambridge”, u shpreh Rama.



Kryeministri tha se për këtë transformim nuk kanë munguar paragjykimet por me krijimin e agjencise do të rritet cilësia dhe do t’u shërbehet në mënyrë efikase nxënësve, mësuesve, akademikëve   dhe institucioneve në vend.

“Ka qenë një torturë e jashtëzakonshme për t’u përballur me paragjykime, për t’u përballur me mentalitetin e administratës dhe për t’u përballur deri edhe me drejtues të Qendrës të Shërbimeve Arsimore që e konsideronin mision patriotik, të mos lejonin futjen e amerikanëve në punët e brendshme të arsimit shqiptar dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore u bë si “Nëndetësja 105”, ndërkohë që gjithë ky proces u kthye si filmi “Ballë për ballë” dhe megjithëse unë mora anën e armikut, na u desh një kohë e gjatë, që më në fund ta mundësonim pushtimin amerikan të bazës heroike të shërbimeve arsimore të Republikës së Shqipërisë”, shtoi kryeministri.

Nënshkrimi I marrëveshjes për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore vjen dy javë pas miratimit të ligjit në Kuvend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!