Nuk pritej aspak që të kthehej nga dëmtimi.
Entoni Eduards mungoi për disa ditë dhe ishte I dëmtuar, veçse u kthye në parket dhe Minesota e nisi me këmbën e mbarë gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore në NBA.
Ylli I të mbiquajturve “ujqërit” shënoi 18 pikë në vetëm 25 minuta aktivizim në ndeshjen ndaj San Antonios, duke iu ruajtur një tjetër lëndimi, dhe nuk bëri shumë në elemëntët e tjerë të basketbollit, me vetëm 3 topa në tabela dhe 3 asistë.
Gjithsesi, edhe kaq ishte mjaft për një skuadër që kishte nevojë për çdo kampion të vetin që t’ia dilte mbanë në “gojën e ujkut” dhe të triumfonte me shifrat 104-102.
Plot gjashtë lojtarë të Minesotës shënuan me dy shifra, të tillë si Randël 21 pikë, Mekdeniels e Shan nga 16 si dhe Reid 12.
Randël e Rudi Gober po ashtu ishin të fortë në tabela
Miqtë ishin përpara gjatë gjithë kohës, por perioda e katërt ishte e vështirë.
San Antonio u udhëhoq nga ylli I saj kryesor, Viktor Uembaniama, dhe thuajse përmbysi gjithçka.
Basketbollisti qendër 22-vjeçar, shtatlartë 2.24 metra, pati 11 pikë, 15 topa në tabela, 5 asistë e sidomos 12 bllokime gjuajtjesh.
Gaboi shumë në gjuajtje, duke humbur të 8 provat për tri pikë.
Gjithesi, vendosi rekordin për bllokime gjuajtjesh në plej of, si dhe u bë I treti lojtar në historinë e NBA-së që ka tripëll dabëll, përfshi bllokimet e gjuajtjeve, të paktën që kur statistikat nisën të mbaheshin në 1973.
Gjithsesi, vetrë Uembi, pranoi se San Antonio duhet të luajë më mirë dhe duhet të reagojë brenda 48 orëve, përpara ndeshjes së dytë që luhet sërish në Teksas.


