Një pjesë e verilindjes është përfshirë nga reshje dëbore dhe temperatura të ulta.
Për momentin nuk raportohet për probleme me qarkullimin në këto zona. Rruga e Kombit është tërësisht e qarkullueshme.
Probleme ka në disa rruge rurale të zonave malore. Reshjet e borës nuk i kanë kaluar 3 deri 5 cm, dhe janë me intensitet të dobët, nxitur dhe nga era.
Siç shihet nga pamjet e siguruara në ABC News, bora sapo ka nisur të zbardhë këto zona. /abcnews.al

