Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Formula 1, “mbreti” i ri është italian/ Kimi Antoneli habit gjithë botën me fitoren e re në SHBA

schedule12:24 - 4 Maj, 2026

schedule 12:24 - 4 Maj, 2026

Epërsia nuk është absolute, por habia padyshim që është e plotë.

Një yll I ri adoleshent po vazhdon të shkëlqejë e të dominojë Formula 1 këtë sezon, dhe Kimi Antoneli duket se e ka shumë seriozisht.

Piloti italian e tregoi klasin dhe potencialin edhe në Çmimin e Madh të Majemit në Shtetevet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse u vu në provë deri në fund nga një Meklaren I ringjallur dhe nga kampioni I botës në fuqi Lando Norris.



Pasi u bë më I riu që fiton provat zyrtare të Formula 1 dhe që kryeson renditjen, ai është tani I treti pilot në histori që merr tre “pole position” radhazi.

Shoku I tij I skuadrës tek Mercedesi, Xhorxh Rasëll, e nisi sezonin si favorit, por tashmë e sheh veten 20 pikë prapa në renditje, dhe nuk dihet nëse do t’ia dalë që t’ia rrëmbejë kurorën.

Antoneli fitoi provat zyrtare të shtunën, por nuk e pati të lehtë.

Fillimisht, ai luftoi në një garë treshe me Sharl Lëklerkun e Ferrarit dhe Landon Norrisin, ndërsa më pas vetëm me kampionin e botës nga Anglia.

Në përfundim, italiani doli I pari, Norris I dyti, I ndjekur nga shoku I tij te Meklareni, Oskar Piastri.

Për Antonelin janë 3 fitore në 4 garat e para të sezonit, dhe adoleshenti kryeson me 100 pikë ndaj 80 të Rasëllit, me Lëklerkun të mbetur prapa me 59 pikë.

Për skuadra, Mercedes dominon plotësisht me 110 pikë, ndërsa Ferrari është I dyti me 110 dhe Meklaren e ndjek me 94 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!