Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një banesë në një lagje në Queens, New York, duke lënë të plagosur tetë oficerë të policisë.
Sipas informacioneve paraprake, oficerët ishin thirrur në vendngjarje për të verifikuar një raport mbi një burrë të armatosur me thikë, i cili dyshohej se po përdorte benzinë brenda banesës.
Ngjarja mori një kthesë dramatike në momentin kur një nga oficerët hapi derën e shtëpisë, dhe më pas u shkaktuar një shpërthim i fuqishëm.
Pamjet tronditëse nga kamera e trupit të një polici tregojnë momentin e shpërthimit, ku oficerët hidhen në ajër nga forca e goditjes.
“Jeni mirë djema?”, dëgjohet të thotë një prej tyre, ndërsa kolegët përpiqen të rimarrin veten mes rrënojave.
Autoritetet bëjnë me dije se tetë oficerët kanë pësuar lëndime, përfshirë djegie dhe trauma në kokë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Në video shihet gjithashtu një moment heroik, ku një nga oficerët ndihmon dy fëmijë të vegjël të dalin nga shtëpia, ndërsa të tjerë dalin të tronditur nga shpërthimi.
Hetimet për shkaqet e sakta të shpërthimit janë ende në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.


