Ditë zyrtarizimesh te Luftëtari. Edhe pse prej ditësh janë konfirmuar që të dy, sot klubi bluzi ka menduar të dalë me dy komunikata. Neritan Novi është zyrtarizuar si trajner deri në fund të këtij sezoni futbollistik, duke zënë kështu vendin e lënë bosh nga Giorgos Marantas, i shkarkuar pas humbjes me goleadë kundër Laçit.
https://www.instagram.com/p/B6qmlhnnnKR/?igshid=2i7rmgr3j6bk
Stafi i Luftëtarit është pasuruar edhe me një tjetër trajner, por që do të mbulojë rolin e drejtorit teknik. Nikolin Çoçlli, i cili drejtonte Partizanin U17, i është bashkuar zyrtarisht bluzinjve. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B6ql7A0Hi0V/?igshid=xsaa8mukyt0m