Real Madrid pret vetëm të mbyllë një tjetër sezon pa asnjë trofe. Më pas në klubin madrilen do të nisë ajo që mediat spanjolle e kanë cilësuar si një revolucion të vertetë.
Lëvizja e parë do të jetë trajneri i ri, ndërsa lista e gjatë me shumë kandidatë të përfolur javët e fundit është ngushtuar në vetëm tre emra.
Ata janë Jose Mourinho, Lionel Scaloni dhe Didier Deschamps. Për “Special One” është folur shumë dhe ai është i preferuari i presidentit Florentino Perez. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat spanjolle, palët kanë bërë bisedat e para, por asgje nuk është mbyllur.
Kjo pasi Murinjo është nën kontratë me Benfica, por nga ana tjetër nuk është se ekzalton popullin “merengues”. Dy kandidatët e tjerë janë kampionë bote dhe arritjet e tyre më të madha në pankinë i kanë arritur me skuadra kombëtare, Scaloni me Argjentinën dhe Deschamps me Francën.
Arritja e një marrëveshje me të dy ata do të ishte më e lehtë, pasi trajnerët do të largohen nga pankina e përfaqësueseve të tyre menjëherë pas finaleve të “Botërorit 2026”.
Por Real Madrid nuk e ka me ngulm, ndërsa kërkon të mos bëjë edhe një herë gabim si në zgjedhjen e fundit me Xabi Alonso. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat pranë klubit madrilen, tratativat do të nisin zyrtarisht vetëm pasi të mbyllet ky sezon, ku në javët e mbetura Real do të kërkojë të zvogëlojë dëmet e bëra deri tani. /abcnews.al


