Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shisnin lëndë narkotike/ Goditet grupi në Tiranë, një i arrestuar! Sekuestrohen 1 kg kokainë e kanabis

schedule10:14 - 30 Prill, 2026

schedule 10:14 - 30 Prill, 2026

Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Baza”. Mësohet se në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, u gjetën lloje të ndryshme lëndësh narkotike.

Në pranga ka rënë Gerold Doçe dhe janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Sipas policisë 3 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg e 32 g lëndë narkotike Kokainë, 377 g lëndë narkotike Cannabis Sativa, 13 tableta MDMA dhe automjeti tip “Mazda”.



Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!