Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Zbardhni ngjarjet kriminale, luftë trafikut të drogës”, porositë e Hitajt në Policinë e Korçës

schedule10:04 - 30 Prill, 2026

schedule 10:04 - 30 Prill, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim në Korçë, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë. Në këtë mbledhje morën pjesë drejtuesit kryesorë të kësaj drejtorie, si dhe shefat e komisariateve dhe sektorëve.

Takimi zgjati rreth një orë, ku u diskutuan një sërë problematikash që lidhen me rendin dhe sigurinë në qark, si dhe u dhanë direktivat përkatëse nga kreu i Policisë.

Sipas burimeve nga brenda mbledhjes, një ndër prioritetet kryesore mbetet goditja e rasteve të kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Po ashtu, u theksua rëndësia e evidentimit dhe ndjekjes së personave të përfshirë në grupe kriminale.



Një tjetër fokus i diskutimit ishte lufta ndaj armëmbajtjes pa leje, si dhe rritja e kontrolleve, veçanërisht në institucionet arsimore dhe në zona të frekuentuara nga qytetarët.

Qëllimi i këtyre masave është forcimi i rendit dhe garantimi i sigurisë për komunitetin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!