Përfundoi në barazim 1-1 gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve mes Atletikos së Madridit dhe Arsenalit.
Në kryeqytetin e Spanjës u luajt një ndeshje shumë e fortë, në të cilën vendasit bënë më shumë, por nuk arritën të fitonin. Fati i përballjes u vendos nga dy penallti. E para në pjesën e parë për Arsenalin, që e ktheu në gol sulmuesi Gjëkeresh. Pas pushimit, po me 11-metërsh shënoi për Atletikon, argjentinasi Hulian Alvarez.
Skuadra spanjolle u shpëtua nga VAR-i në minutën e 80-të, pasi arbitri dha penallti për anglezët, por pastaj e ktheu vendimin me ndihmën e teknologjisë.
Fati i kualifikimit do të vendoset në Londër, kur të luhet ndeshja e dytë në 5 maj. Një ditë më parë, Paris Sen Zhermeni mundi 5-4 Bajernin në gjysmëfinalen e parë të Championsit./abcnews.al


