Në burgun e Krujës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.
Nga kontrolli fizik i shtetases Mirela Demaj e cila kishte ardhur për takim me të dënuarin Rafael Demaj u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).
Menjëherë pas konstatimit:
* u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;
* u hartua dokumentacioni përkatës;
* u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.
Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.


