Nuk ka president. Në minutat e fundit të 28 prillit, kohë e lënë në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon sërish në zgjedhje, të tretat në radhë brenda 2 vitesh.
Gazetari Flogert Muça u shpreh se situata aktuale politike në Kosovë është ndikuar nga mungesa e figurave të vjetra, të larguara me vendime gjyqësore, duke krijuar hapësirë për ardhjen në pushtet të Albin Kurtit.
Sipas tij, nëse figura si Hashim Thaçi do të ishin ende aktive në Kosovë, dinamika politike do të ishte ndryshe dhe Kurti nuk do të ishte në këtë pozicion.
Muça theksoi gjithashtu se vota e diasporës ka pasur ndikim të madh në zgjedhjet e fundit, por në zgjedhjet e qershorit pritet të jetë më e ulët.
“Kurti ka qenë ai i cili, për shkak se të vjetrit janë larguar me vendim gjykate, vendi është katandisur aty ku është. Kemi këtë situatë jo sepse ata janë problemi, por sepse ata nuk janë aty.
Nëse Thaçi do të ishte në Kosovë, Kurti nuk do të ishte aty. Në zgjedhjet e fundit, 1 nga 4 vota të Albin Kurtit ishin të diasporës, që në qershor, ndryshe nga fundviti, nuk do të jenë aty; kjo e irriton Albatrosin dhe të ngjashmit e tij.” / abcnews.al/


