Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur krizë në marrëdhëniet me SHBA dhe Evropën, që janë edhe garantët e lirisë së Kosovës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Kurti, kur ishte në një lloj embargo diplomatike nga Perëndimi, Vjosa Osmani plotësoi vakumin përfaqësues që qeveria duhet ta kishte.
“Problemi është këtu, nuk po diskutojmë si në një fushatë elektorale. Nuk jemi ende në fushatë, nuk është shpallur data e zgjedhjeve. Sa zgjedhje kaskadë do ketë që të pastrohet uji, sepse ky është problemi. Duke mos pasur presidentin, nuk ka as parlament dhe as qeveri. Kryeministri i Kosovës, ka pasur një krizë jo vetëm me amerikanët, por edhe evropianët. Pra, me të gjithë ata që kanë qenë jo vetëm prodhuesit e lirisë, por garantët e lirisë. Kosova, për fat të keq, është shtet i painstaluar në arenën ndërkombëtare.
Me këtë vakum, mendon se ky lider politik, mund të mbulojë edhe këtov akume dhe njolla deri tani? Vjosa Osmani, në muajt dhe vitet kur Kurti ishte në embargo dplomatike nga perëndimi, e mori ajo avantazhin dhe e plotësoi vakumin përfaqësues që qeveria duhet ta kishte”, theksoi ai./abcnews.al


