Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në kuadër të goditjes së armëmbajtjes pa leje.
Aksioni i koduar “Poseduesi” u finalizua në zonën e Rruga e Dibrës, ku shërbimet e policisë ndaluan një automjet që drejtohej nga 39-vjecari.
Gjatë kontrollit, në automjet u gjet një armë zjarri pistoletë, së bashku me krehër dhe fishekë, të cilat posedoheshin pa leje. Arma dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


