Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshja 6 miliardë dollarë për energjinë, ambasadorja Guilfoyle: Shqipëria partner i palëkundur i SHBA

schedule14:33 - 28 Prill, 2026

schedule 14:33 - 28 Prill, 2026

E pranishme në nënshkrimin e marrëveshjes për sigurinë energjetike në Tiranë, ambasadorja amerikanë në Athinë, Kimberly Guilfoyle tha se adminisrtata Trump po i kushon një vëmendje të madhe diverisifikimit të energjisë dhe kjo marrëveshje prek në mënyrë të drejpërdrejtë edhe sigurinë.

“Nder të gjendem këtu në Shqipëri, një partner I palëkundur i SHBA dhe një vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Europën, krah mikut tonë shumë të mirë Edi Rama.

Ka dy marrëveshje shumë të rëndësishme që po nënshkruhen sot, që është marrëveshja 6 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror, që tregon se Shqipëria po luan gjithmonë një rol në rritje si një ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor. Në sektorin energjetik siguria dhe begatia, mirëqenia shkojnë krah për krah. Memorandumi i mirëkuptimit për studimin, zhvillimin, ndërtimin dhe vënien në veprimtari të një qendre thelbësore energjetike përfshirë një impiant gazi, dëshmojnë rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme në të mirë të qytetarëve shqiptarë.



Ka dy marrëveshje që po nënshkruhen sot. Që është marrëveshja 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror, që tregon se Shqipëria po luan rol në rritje në Ballkan.  Forcimi i bashkëpunimit rajonal, në fakt ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare gjithashtu. Dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptar ka për sigurinë energjitike. Administrata Trump e ka ngritur këtë bashkëpunim si shtyllë në mbarë botën. Shqipëria dhe Greqia janë më shumë se sa fqinj.

Kur SHBA – Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku I gjithë rajoni përfiton. Shqipëria është thelbësore për këtë vizion. Energjia mbështet themelet për paqe e prosperitet afatgjatë. Le të vijojmë të punojmë së bashku me SHBA dhe qeverive për të rritur ekonomitë tona, për ti sjellë njerëzit tanë më afër me njeri tjetrin.”- u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!