Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Orët e fundit për president/ Kurti dhe Osmani nuk deklarohen për mediat

schedule16:49 - 27 Prill, 2026

schedule 16:49 - 27 Prill, 2026

Numërimi mbrapsht ka filluar…
Më pak se 48 orë janë në dispozicion të politikës në Kosovë për ti dhënë vendit një president të ri apo për ta dërguar atë në zgjedhje të reja.
Sinjalet politike për një marrëveshje janë të pakta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do ta pranojë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

Kandidatura e Osmanit u bë sërish pjesë e diskutimeve, pas deklaratës së kreut të LDK Lumir Abdixhiku se partia e tij e ka një kandidate për presidente, dhe ajo është Vjosa Osmani, por mqs kanë vetëm 15 vota në Kuvend tani janë në pritje të votave të VV.
Edhe Osmani këtë fillim jave refuzoi të përgjigjej apo të mbante një qëndrim mbi krizën politike në vend dhe emrin e saj si një nga protagonistet kryesore.Nesër në mesnatë përfundon afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërkohë që partitë politike nuk kanë gjetur konsensus rreth një emri që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit për kreun e ri të shtetit.



Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë ofertë përmes një statusi në facebook dy subjekteve kryesore në opozitë, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike që t’i ofrojnë tri propozime për president për ti shqyrtuar. PDK-ja e ka refuzuar ofertën.

LDK-ja e ka kushtëzuar ofrimin e kandidatit, duke përmendur si emër të përveçëm Vjosa Osmanin.
Vendi duket se po shkon drejt zgjedhjeve të treta të përgjithshme brenda 2 vitesh.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!