TIRANË-Shtyhet seanca e parë në themel për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta. Abc News mëson se seanca e radhës do të jetë më 11 Maj në orën 12:00.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokates së Fatime Kryemadhit për të marrë kohë lidhur me mënyrën e gjykimit që do të kërkojë si dhe i mungonte prokura e posaçme nga Fatime Kryemadhi.
Ish-presidenti Meta mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontrata lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.
E pandehur në këtë proces është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. I pranishëm në sallë ishte edhe Ilir Meta, ndërsa seanca u transmetua live nga ambientet e Gjykatës së Posaçme. Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje, si edhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion. Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme./abcnews.al


