Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë njerëz të çmendur dhe duhet të merren masa

schedule08:05 - 26 Prill, 2026

schedule 08:05 - 26 Prill, 2026

Pas të shtënave me armë në “Darkën e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump u pyet nëse ai ose autoritetet janë të sigurt se i dyshuari ishte një ‘aktor’ i vetëm.

Në përgjigjen e tij, Trump u shpreh se se nuk është profesioni i tij të dinte përgjigjen, por shtoi ka profesionistë të shkëlqyer që punojnë  për zbardhjen e ngjarjes.

Ai tha se ndaj këtyre personave duhet të merren masa, ndërsa shtoi se autori ka vepruar i vetëm.



“Përshtypja ime është se ai ishte një ujk i vetmuar. Këta janë njerëz të çmendur. Këta janë njerëz të çmendur dhe duhet të merren masa”, theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Më tej, Trump u shpreh se personi i armatosur me shumë armë është kapur nga Shërbimi Sekret.

 Ai është identifikuar si  Cole Thomas Allen, 31-vjeç. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!