Sot në Kosovë është ditë zie kombëtare në nderim të akademikut Rexhep Qosja.
Në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë nisur homazhet përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Në tavolinë është vendosur Libri i Zisë për të gjithë qytetarët që duan të shprehin respektin dhe ngushëllimet e tyre.
Ky aktivitet organizohet për të nderuar kontributin e tij të gjerë në gjuhësi, letërsi, mendim kritik dhe jetën publike shqiptare, si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës dhe dijes në hapësirën shqiptare.
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, vdiq të enjten në moshën 90-vjeçare.
Familja shkroi se Qosja vdiq dhe u varros të enjten në një ceremoni private familjare sipas amanetit të tij.


