Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon Erjon Alibej: Si u njoha me Plaurent Dervishajn, folëm kur iu bë atentati në Durrës

schedule15:05 - 23 Prill, 2026

schedule 15:05 - 23 Prill, 2026

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e “Plumbit të Artë”, ku togat e zeza, me kërkesë të avokatëve, po pyesin dëshmitarët e thirrur në proces. Mes dëshmitarëve, ka dëshmuar Erjon Alibej.

Dëshmon Erjon Alibej: Plaurent Dervishajn e njoh prej vitit 2019 përpara se t’i bëhej atentat në muajin mars ose fillim prilli. Jemi takuar tek “Liri i Cigareve”, ka fabrikë në Librazhd. Plaurenti erdhi me një djalë tjetër, më vonë e identifikova që ishte “Mond Çekiçi”. Ishte me automjet BMË seria 7, bojqielli e errët. Arsyeja e takimit ishte për ngjarjet që i kishin ndodhur familjes time. Unë po interesohesha se kush i kishte kryer krimet ndaj familjes time. Plaurenti njihej si “Lenti”. Kam patur aplikacion EnchoChat dhe Sky Ecc. Pseudonimet e mia kanë qenë “Noku” dhe “Kumi”. Plaurenti kishte të dyja platformat. Te Sky e kishte pseudonimin “Barcelona”.  Kemi komunikuar kur atij iu bë atentati në Durrës. I them shyqyr që shpëtove. Çfarë merrja unë vesh për atentatin ndaj tij, ia thoja atij. Ai e gjykonte vetë se çfarë vlerësonte si informacione. Në takimin me Plaurentin, emrin e Redjan Rraja e kam dëgjuar për herë të parë kur iu bë atentat një prokurori. Kur u bë atentati e dija mirë që e kishte bërë ai. Kur e pyes Plarentin dhe i them që po si është e mundur që u zbulua kaq shpejt autori, emrin e Redjan Rrajës ma ka thënë Plaurenti. Më thotë po, e kam shok dhe i është futur çunave me zor në makinë, donte të merrte pjesë dhe ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!