Kryeministrja e italisë Giorgia Meloni, reagoi pas qëndrimit të Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili e konsideroi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët sipas rregullave të BE-së.
“Ky është një lajm i rëndësishëm, i cili konfirmon vlefshmërinë e rrugës që kemi treguar dhe sa shumë i kanë kushtuar Italisë dy vjet të humbura për shkak të shqyrtimeve gjyqësore të detyruara dhe të pabazuara. Ndërkohë, ne po ecim përpara. Sepse lufta kundër emigracionit të paligjshëm kërkon seriozitet, guxim dhe zgjidhje konkrete.” shkruan Meloni.


