Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Atentati te mbikalimi i Shkozetit/ Deputeti i PD, Arjan Ndoja dëshmon në procesin ndaj Amar Shkëmbit

schedule12:29 - 23 Prill, 2026

schedule 12:29 - 23 Prill, 2026

Arjan Ndoja deputeti i PD, njëherësh ish prokuror, është thirrur për të deshmuar në procesin gjyqsor të Amar Shkëmbit, për atentatin te mbikalimi i Shkozetit.

Amar Shkëmbi dhe Bledar Polivina, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit. Amar Shkëmbi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë ngjarje, u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar për llogari të autoriteteve shqiptare.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e posaccme, ka rezultuar se Shkëmbi, së bashku me Bledar Polovina, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, dhe Ariol Halilaj kanë vepruar në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, duke kryer veprat penale të “Vjedhjes” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Vrasjen e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, vepra këto të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” në ngjarjen e regjistruar në 1 nëntor 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe i plagosur Arjan Ndoja si dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe me emrin “Rrumi i Shijakut”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!