Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koloneli: Qëndrimi i Iranit nuk është i unifikuar/ Krisafi: Trump kërkon ‘dorëzim’ të plotë ose të pjesshëm të Iranit

schedule21:34 - 22 Prill, 2026

schedule 21:34 - 22 Prill, 2026

Kolonel Sami Neziri komentoi zgjatjen e armëpushimit nga Trump ku tha se ka dashur t’i japë kohë Iranit për shansin e fundit. Sipas Nezirit, qëndrimi i Iranit nuk është i unifikuar; janë politikanët e moderuar, një nga këta kryetari i parlamentit, dhe komandanti i Gardës Revolucionare.

“Qëndrimi i Iranit nuk është i unifikuar; kemi të moderuarit që kanë pasur tentativa nga këta politikanë që të braktisin programin bërthamor. Kemi dy qëndrime në Iran: janë politikanët e moderuar, një nga këta kryetari i parlamentit, dhe komandanti i Gardës Revolucionare, i cili ka një qëndrim radikal ekstrem. Ushtria e Iranit është në hije, ekziston, por fuqinë e vërtetë e ka Garda Revolucionare, e cila ka edhe fuqinë ekonomike të industrisë së naftës. Trump ka dashur t’i japë kohë Iranit për shansin e fundit.”

Analisti Ledjon Krisafi vlerëson se në Iran ekziston një ndarje e qartë mes qendrimeve politike, ku Garda Revolucionare beson se mund të fitojë luftën. Krisafi thekson se nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kërkojnë një formë dorëzimi nga Irani, qoftë të plotë apo të pjesshëm, duke rritur tensionet mes palëve.



“Garda ka idenë se mund ta fitojë luftën, Trump mund të gjendet në vështirësi. Kjo është logjika e tyre, aq më tepër që Garda ka mbrojtur revolucionin në Iran dhe në krye të saj kanë qenë ata që kanë qenë më të rreptët pro revolucionit. E kanë të vështirë ta pranojnë që “djalli i madh” mund t’i mundë; është çështje mendësie dhe krenarie nga ana e Gardës. SHBA i kërkojnë një lloj dorëzimi, ose të plotë ose të pjesshëm.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!