Në Policinë e Shtetit janë kryer një sërë emërimesh të reja në drejtimin e disa strukturave kyçe, përfshirë Operacionalen, Antiterrorin dhe disa drejtori vendore. Alban Dautaj është emëruar nga kryepolici Skënder Hita në krye të Drejtorisë Operacionale, ndërsa më herët ai ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit. Në vend të tij në krye të Antiterrorit është emëruar Edmond Sula.
Ndryshime janë bërë edhe në nivelin e drejtorive dhe komisariateve në qarqe. Besmir Dervishi është larguar nga detyra e zëvendësdrejtorit në Tiranë dhe është emëruar shef i krimeve në Kukës, ndërsa në vend të tij është caktuar Oliger Torba, i cili deri tani ka shërbyer si zëvendësdrejtor në Fier.
Po ashtu, shefi i Komisariatit nr. 2 në Tiranë, Ermal Kënaçi, është transferuar në Kukës.
Lëvizje ka pasur edhe në strukturat e hetimit ekonomik, ku Gent Ndoj, i cili mbante detyrën e Drejtorit për Hetimin e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme, është transferuar në Dibër.
Në Lezhë pas dorëheqjes së Islor Islamit, është vendosur Kreshnik Alimadhi.
/ abcnews.al /


