Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Befasi e Monaco! Shkarkon dy herë trajnerin, Moreno merr “timonin”

schedule20:08 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 20:08 - 28 Dhjetor, 2019

Lajm i fundit nga Franca. Skuadra e Monacos ka shkarkuar për herë të dytë brenda një sezoni trajnerin Leonardo Jardim. Portugezi nuk arriti të bëjë mirë në dy tentativat e tij për të nxjerrë nga kriza klubin e Principatës dhe si pasojë, ka paketuar sërish valixhet e tij.

Në krye të pankinës së Monacos pritet të emërohet Roberto Moreno. Edhe strategu spanjoll ka qenë në qendër të vëmendjes këto javët e fundit, për shkak të problematikave të tij në krye të Spanjës dhe me ish-kolegun e tij, Luis Enrique.

Moreno është parë si njeriu i duhur për të nxjerrë Monacon nga kriza dhe për ta rikthyer atë në vendet e para të renditjes. Klubi i Principatës ka pasur disa vite për t’u harruar, madje edhe Thierry Henry dështoi në krye të bardhekuqve francezë./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!