Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Ushtria pa gjak’ e Kievit/ Inxhinieri: Robotët e Ukrainës, të një teknologjie të lartë

schedule21:56 - 21 Prill, 2026

schedule 21:56 - 21 Prill, 2026

Inxhinieri Armand Mertënika tha se sensorët akustikë dhe sistemet gjysmë autonome janë teknologji të avancuara që detektojnë frekuenca të ndryshme, vibrime, presion dhe elementë kimikë e biologjikë në terren, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

Sipas tij, këto sisteme mund të identifikojnë edhe pozicionin e minave dhe të ndërhyjnë për devijimin e tyre. Mertënika theksoi se robotët ushtarakë të përdorur nga Ukraina përbëjnë “hundën, syrin dhe veshin” e ushtrisë, duke i cilësuar si mjete shumë të sofistikuara.

“Sensori akustik i zhurmave detekton frekuenca të ndryshme të valëve akustike. Janë sisteme gjysmë autonome që mund të menaxhohen edhe në mënyrë remote. Janë të pajisur me sensorë vibrimi që shohin nivelin e terrenit, janë të një teknologjie të lartë dhe kanë sensor presioni. Janë edhe me amortizatorë shumë të mirë. Sensorët kimikë dhe biologjikë detektojnë elementë të tjerë. Ka sisteme që detektojnë edhe pozicionimin e minave, si dhe sisteme që i devijojnë.



Robotët ushtarakë që Ukraina përdor janë “hunda”, “syri” dhe “veshi” i ushtrisë ukrainase, pra janë shumë të sofistikuar.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!