Bllokimi i korridoreve kryesore të transportit detar në rajonin ku po zhvillohet lufta në Lindjen e Mesme po detyron kompanitë që të kërkojnë rrugë alternative tregtare. Një korridor mallrash Egjipt-Itali që lidh Europën dhe Gjirin Persik po fiton terren aktualisht.
Linja lidh portin Damiettta të Egjiptit në Mesdhe me portin Italian të Triestes, me dërgesa që transportohen përmes Detit të kuq para se të kalojnë drejt tregjeve të Gjirit duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Omanin dhe Katarin.
Korridori, i cili filloi operacionet në fund të vitit 2024, tani po tërheq vëmendje në rritje duke shtyrë kompanitë që të eksplorojnë mundësi alternative logjistike. Përmes tij, kamionët transportojnë mallra që lëvizin drejtpërdrejt midis transportit detar dhe atij tokësor pa u shkarkuar, duke zvogëluar kohën e tranzitit dhe duke thjeshtuar trajtimin e ngarkesave.
Dërgesat e fundit kanë lëvizur tashmë përmes korridorit duke përfshirë kamionë që transportojnë produkte ushqimore dhe mallra industriale. Procedurat doganore janë të thjeshtuara duke u mbështetur nga sistemet digjitale e duke ndikuar në uljen e kohës dhe kostove.
Egjipti e ka pozicionuar iniciativën si pjesë të një përpjekje më të gjerë për të forcuar rolin e tij si një qendër rajonale logjistike, duke shfrytëzuar pozicionin e saj gjeografik midis Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Duke lidhur portet e Mesdheut dhe të Detit të Kuq, korridori ofron një rrugë të rëndësishëm alternative, sidomos në kushtet kur rrugët tradicionale të transportit detar po përballen me presione dhe bllokime të vazhdueshme.


