Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriteret e kreditimit nuk ndryshojnë/ Tola: Ka pasur kufizim të kredive për blerje banese, ul riskun për bankat

schedule14:21 - 20 Prill, 2026

schedule 14:21 - 20 Prill, 2026

Në një vrojtim të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë theksohet se bankat nuk ndryshuan politikat e kreditimit për bizneset në tremujorin e parë të vitit 2026

Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë, Igli Tola thotë se konflikti në Lindjen e Mesme ka pasur impakt edhe në ekonominë e vendit tonë.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Tola u shpreh se ecuria e kreditimit mbetet e qëndrueshme, teksa shtoi se ka pasur kufizim të kredive për banesa.



Tola shtoi se kufizimi i kredive për banesa, ul riskun për bankat.

“Situata në Lindjen e Mesme ka impaktuar edhe ekonominë tonë në mënyrë indirekte. Sa i përket kredive, shihet trend shqetësues sa i përket trendit të kredive hipotekore. Është tendencë që e kemi ngritur si alarm që në shkurt, kryesisht real estate po flisnin për një ngrirje të tregut. Nuk kishte më tendenca rritjeje. Duke qenë se portofoli i kredive hipotekore, do japë impakt në treguesit makroekonomikë të vendit. Do japë ndikim në zvogëlimin e riskut për këtë sektor, kjo ndikon drejtpërsëdrejti në kredinë konsumatore. Kjo mund të mos duket në interesin e bankave, por është e rëndësishme të mos përballemi me buxhete të kredive të këqija. Kreditë hipotekore, normalisht kanë nivel risku dhe rëndësi shumë të madhe për bankat e nivelit të dytë. Unë mendoj se është kombinim i shumë faktorëve. Nga ana e qytetarëve, besoj se ka interes më të madh, për rëndësinë që ka zbatimi i kushteve kontraktuale”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!