Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të paktën nuk humb penallti/ Kristian Asllani vazhdon të jetë produktiv nga pika e bardhë

schedule12:26 - 20 Prill, 2026

schedule 12:26 - 20 Prill, 2026

U kthye në fushë që në minutën e parë.

Edhe ky mund të quhet një lajm shumë I mirë për Kristian Asllanin, mesfushorin e rëndësishëm të kombëtares shqiptare, që është vënë në diskutim shumë këto kohë.

Pas largimit nga Interi, dështimit nëse mund ta quajmë kështu tek Torino, vuajtjet tek Beshiktashi ndoshta po marrin fund.



Futbollisti kuqezi luajti një ndeshje të plotë, ndonëse doli nga fusha I mundur sepse Samsunspori ia doli të fitonte në shtëpi me shifrat 2-1.

Gjithsesi, titullar në Turqi është mirë, dhe është moda e kombëtares shqiptare me lojtarë si Muçi, Laçi apo edhe Ajeti.

Po ashtu, lajm shumë I mirë ishte që Asllani shënoi gol, sërish me penallti, siç e ka specialitetin.

Ishte rrjetë në sekondat e fundit që nuk ndryshoi fatin e ndeshjes së Superligës turke, por ishte sërish gol, dhe kështu shqiptari la pas dështimin e vetëm në karrierë nga pika e bardhë.

Kjo I ndodhi në humbjen që Torino e pësoi në fushën e Leçes, me shifrat 2-1 në Serinë A në fazën e parë, një ndeshje ku shkëlqeu Medon Berisha me dy asiste.

Deri në atë 30 nëntor 2025, Asllani I kishte shënuar të gjitha penalltitë, njëmbëdhjetë të tilla radhazi, që nga ndeshjet e Shpresave në Itali, tek Interi, me kombëtaren shqiptare dhe tani tek Beshiktashi.

Shpresohet që karriera e 24-vjeçarit kuqezi të rikthehet në shina, për të mirën e tij dhe të kombëtares shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!