Shai Gilgeous-Alexander, Nikola Jokiç dhe francezi Victor Wembanyama janë tre finalistët për çmimin “MVP” për lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt 2025-2026.
Liga Amerikane e Basketbollit zbuloi emrat e tyre në ditën e dytë të sfidave të play off, ndërsa për vitin e dytë radhazi, asnjë amerikan nuk bën pjesë mes finalistëve.
Gilgeous-Alexander, MVP i sezonit 2024-2025, udhëhoqi Oklahoma City Thunder drejt rekordit më të mirë të NBA, 64 fitore dhe 18 humbje me një mesatare të frikshme prej 31.1 pikësh për ndeshje dhe saktësi 55.3% në gjuajtjet nga fusha.
Ylli i Oklahoma duhet t’i bëjë llogaritë me rivalitetin e fortë të Nikola Jokiç. Kapiteni i Denver Nuggets, I zgjedhur tre herë më parë si “MVP”, ka një mesatare me “triple dopuble” 27.7 pikë, 12.9 ribaunde dhe 10.7 asistime për ndeshje.
Më pas qëndron Ëembanyama. Talenti i San Antonio Spurs kryeson në këtë sezon të rregullt të NBA sa i përket bllokimeve me 3.1 të tillë për ndeshje,, ndërsa ka një mesatare sezonale me 25 pikë dhe 11.5 topa të kapur në tabelë.
Jashtë garës për më të mirin e NBA qëndroi slloveni Luka Donçiç. Ai është shënuesi më i mirë i sezonit të rregullt, por sipas rregullores, ylli i Los Angeles Lakers penalizohet nga fakti se nuk ka arritur kuotën e 65 ndeshjeve për shkak të dëmtimeve.
Gjithsesi, Donçiç është në garë për titullin e mbrojtësit më të mirë të NBA.


