Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në landfillin e Bushatit. Në vendngjarje janë 5 mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë në shuarjen e zjarrit, si dhe një mjet ekskavator.
Në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe punonjës të landfillit, të cilët po punojnë në shuarjen e zjarrit.
Landfilli i Bushatit është vend depozitimi i mbetjeve të bashkive Vau i Dejës, Shkodër dhe Lezhë./abcnews.al


