Teksa gjithë vëmendja është në Lindjen e Mesme, Rusia ndërmori sulmin e saj më vdekjeprurës deri më tani këtë vit në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe qytete të tjera gjatë natës, duke vrarë 16 persona, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Katër persona, përfshirë fëmijën, humbën jetën në Kiev, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko. Nëntë persona u vranë në Odesa dhe dy në qytetin juglindor të Dnipros, ku sulmet ruse u vunë flakën ndërtesave të banimit. Rreth 100 persona te tjerë mbetën të plagosur.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se nata vërtetoi se Rusia nuk meriton asnjë lehtësim të politikës globale apo heqje të sanksioneve.
Njësitë e forcave ajrore rrëzuan ose neutralizuan 31 raketa dhe 636 dronë, por 12 raketa dhe 20 dronë goditën gjatë 24 orëve deri në orën 7 të mëngjesit.
Zyrtarët thanë se nëntë persona u vranë dhe 23 u plagosën në një sulm ndaj një ndërtese shumëkatëshe në qytetin jugor të Odesës.
Guvernatori rajonal tha se objektet portuale dhe të infrastrukturës kritike në qytet ishin dëmtuar gjithashtu.
Në Dnipro dy persona u vranë dhe 30 u plagosën në një sulm, ndërsa në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në verilindje, dy persona mbetën gjithashtu të plagosur./abcnews.al


